19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen qindra fidanë kanabis në Librazhd, në kërkim “fermerët”/ Emrat

Kryesoret

Serxho Dosku, 35 vjeç dhe Klodian Dosku, 40 vjeç  janë shpallur në kërkim nga policia e Librazhdit  për kultivimin e bimëve narkotike.

Mësohet se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në fshatin Koshorisht.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Çereshta”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan. Evidentohen 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, gati për t’u mbjellë në një sipërfaqe toke të hapur rishtas në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe vijon puna për kapjen e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe 1 automjet, i cili dyshohet se përdorej nga autorët.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Librazhd, se në territorin e fshatit Koshorisht, Librazhd, në vendin e quajtur “Çereshta” kishin përshtatur terrenin për kultivimin e bimëve narkotike, kanë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Çereshta”.

Shërbimet e Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato “Shqiponja”, të DVP Elbasan, gjatë kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronët e Policisë, bazuar dhe në informacioet e siguruara më parë, në territorin e fshatit Koshorisht, në vendin e quajtur “Çereshta”, gjetën në një zonë të pyllëzuar 580 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa të kultivuar në kubikë gati për mbjellje në një sipërfaqje toke të hapur rishtas për këtë qëllim.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit