-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikloni bën “kërdinë”, 11 të vdekur e 20 të zhdukur

Kryesoret

Të paktën 11 të vdekur dhe 20 të zhdukur, ky është bilanci i deritanishëm nga cikloni që goditi të premten shtetin Rio Grande do Sul, në Brazilin jugor.

Në zonat e përmbytura po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e helikopterëve, ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun e rrëshqitjeve të dheut.

Situata në Cara, një qytet me rreth 8 mijë banorë, i cili u vizitua nga guvernatori i shtetit, Eduardo Leyte , është dramatike .

“Situata në Kara na shqetëson thellë. Është e rëndësishme që ne të mund të hartojmë shpejt zonat më të prekura në mënyrë të organizuar dhe të identifikojmë ata që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme”, tha ai.

Shumë banorë në zonat e prekura kanë kërkuar strehim të përkohshëm në ambiente sportive. Guvernatori i Rio Grande do Sul tha se në 48 orët e mëparshme, rreth 2,400 njerëz ishin shpëtuar.

“Prioriteti ynë që në fillim ishte mbrojtja dhe shpëtimi i jetëve njerëzore. Ne po shpëtojmë banorët e bllokuar, po gjejmë personat e zhdukur dhe po ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme për familjet e prekura ”, tha Eduardo Leyte.

Dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në komunitetet në shtetin fqinj të Santa Catarina , ku disa banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit