-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makinat plot me emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Sarandë/ Emrat

Kryesoret

Policia ka arrestuar Eduart Kërçikun, Elion Bakallin, Bernard Karajen, dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre shtetasin Leonard Celiku, pasi u kapën transportuar 13 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Eduart Kërçiku, Elion Bakalli, Bernard Karaje drejtonin përkatësisht automjetet tip “BMW”, “Volksawagen” dhe “Skoda”, me të cilët transportoheshin emigrantët, ndërsa shtetasi Leonard Celiku (i shpallur në kërkim pas identifikimit nga shërbimet e Policisë) lëvizte me automjetin e tij, me qëllim monitorimin e rrugës, për të shmangur shërbimet e Policisë.

4 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit