-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Qaja, i thosha ju lutem mos më martoni’/ Emina Çunmulaj rrëfen vështirësitë që kaloi në fëmijërinë e saj

Kryesoret

Emina Çunmulaj ka hapur zemrën si asnjëherë më parë dhe ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Ajo tregoi se si e nisi karrierën e saj si modele, teksa theksoi se në fillim iu është dashur  të përballet me një nga ‘tabutë’ e një vendi të vogël, pasi kërkonte diçka më të madhe për veten e saj, një karrierë përtej Tuzit.

Emina rrëfeu se vajzat në Tuz, asokohe martoheshin që në moshën 14-15 vjeçare dhe ajo i lutej nënës që të mos e martonin, por i kërkonte që të mërrej me punë të tjera, si me nxjerrjen e lopëve për t’i kullosur.

“Kjo kulturë, ky mentalitet që vajzat duhet të martohen në moshën 15 vjeçare dhe unë i thoja vetes, do bëj gjithçka në botë vetëm të mos përfundoj ashtu. Që në moshën 10 vjeçare unë i thoja mamit, mi jep mua lopët, unë do i sjell lopët në livadh, s’është problem. Më jep mua punë jashtë shtëpie, do e bëj unë, s’është problem.

Vetëm mos mësoj të gatuaj, mos mësoj të laj, të fshij se nuk doja të më martonin në moshën 14-15 vjeçare. Ndërkohë, vinin  njerëzit më kërkonin dorën. Unë qaja, thoja të lutem mos më martoni dhe e kuptoja që është një moment fiks “silver line” në jetë kur erdhi “Elite model look” në Jugosllavi në atë kohë dhe kërkonin modele.

Të gjitha shoqet e mia të shkollës më thonin “You have to be a model!’’. Po ku ta merrja guximin t’i them unë babit që në atë kohë ishte një baba i fortë dhe mamit që kishte frymëzimin, mburrjen e një gruaje myslimane që duhet të prezantohet, duhet të jetë e fortë për familjen e vet, pra t’i thoja mamit dua të bëhem modele”-u shpreh Emina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit