Makina e një biznesmeni nga Vlora është shpërthyer me tritol 2 ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas raportimeve në media lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e sipërme të kofanos dhe si pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Biznesmeni para hetuesve ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar, nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar.