Një grua 76-vjeçare në Ekuador, e cila u shpall e vdekur gjatë përcjelljes në banesën e fundit është zgjuar dhe ka shkuar të afërmit e saj.
Ajo pasi është zgjuar ka nisur të trokasë në arkivol dhe më pas është nxjerrë nga ndihma e shpejtë. Por me sa duket fati i saj ishte i shkruar dhe ajo ndërroi jetë pas shtatë ditësh në terapi intensive.
Video nga momenti
Djali i saj tha se nuk ka marrë ende një raport nga autoritetet në lidhje me shpjegimin mjekësor për atë që ndodhi, ndërsa paralajmëroi se gjërat “nuk do të qëndrojnë kështu”.
Ai shtoi se tezja e tij kishte bërë një ankesë zyrtare për ngjarjen, duke u përpjekur të gjurmonte mjekun që fillimisht e shpalli të vdekur.
Trupi i Bela Montoya, e cila ishte një infermiere në pension, ndodhet në të njëjtën shtëpi funerali ku ajo “u zgjua”. Djali i saj tha për AP se ajo do të varroset në një varrezë publike.