Tre britanikët e dyshuar për vrasjen e biznesmenin nga Lezha, Ardian Nikulaj rrezikojnë të dënohen dhe të vuajnë dënimin me burg në vendin tonë raporton Daily Mail.
Biznesmeni Ardian Nikulaj u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill. Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë.
Britaniku-shqiptari Edmond Haxhia, me banim në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një çështje të vjetër me Nikulajn.
Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për tu gjykuar për vrasje në Shqipëri. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhia dhe Nikulajt ishin në një ‘gjakmarrje’ të dhunshme.