-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti denoncon KESH-in: Po e shet energjinë jashtë burse shumë herë më ulët

Kryesoret

Në ditët e fundit kryefjalë ka qenë skandali i Safet Gjicit, ndërsa në krahun tjetër qeveria kaloi projektligjin për legalizimin e kanabisit dhe Gjykata Kushtetuese vulosi çështjen e portit të Durrësit.

Por mjegulla e Gjicit vazhdon që të mbulojë edhe skandale të tjera. Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç denoncon se KESH ka shitur të gjithë mbiprodhimin e energjisë elektrike.

Duke iu referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, Duleviç thotë se çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Ndërkohë në bursën austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MWH.

“Ndërkohë që të gjithë merren me Safetin, KESH nuk humbet kohë në shitjen e radhës! Sot në datën 19 qershor KESH ka mbiprodhim energjie, konkretisht 1704 MËH, dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim, por a e dini sa?

Referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Po t’i referohemi bursës austriake, çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86 euro/MWH.

E dini që KESH shet jashtë burse? Po, po, jashtë burse! Me çmim 69 euro/MWH sapo i ka shitur 1704 MWH.

-21.58 euro më pak se çmimi i bursës shqiptare ose;

–50.86 euro më pak sesa çmimi në bursën austriake!

Prisni se nuk kam mbaruar, për datat 20-23 qershor ka shitur dhe 24000 MWH me çmim 85.63€\MWH. Bursë e dështuar, drejtues të korruptuar” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit