-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryebashkiaku në largim i jep mbi 1 mln Euro në “pjatë” nipit të Sadriut

Kryesoret

Në fund të mandatit, para se të dorëzojë detyrën te Oltion Çaçi, kryetari në largim i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma ka firmosur një tender me një shumë të majme për pastrimin e qytetit. 1.18 milion Euro për 12 muaj.

Tenderi u hap në fund të prillit dhe u mbyll në fund të majit, ndërsa në mes të qershorit u shpall fituesi, që është “Alko Impex Construction”. Kjo kompani është e njohur për publikun. Me letra figuron se është në pronësi të Arbër Abazit, i cili është nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi.

Gurma vendosi fond limit 131 milionë lekë. Bashkia Sarandë që në fund të shkresës mban emrin e vetë Gurmës thotë se fituesi është zgjedhur bazuar në kosto. Në garë morën pjesë gjashtë kompani. Madje njëra prej tyre, “Pastrime Silvio” dha ofertë, 128 milionë lekë, pra më pak se Abazi që ofroi 129 milionë duke u shpallur fitues.

Kompanitë e tjera në garë disa nuk ofruan asnjë vlerë dhe të tjerët ishin më lart. Kompania “Alko Impex Construction” ka fituar disa tendera miliona euro, së fundmi, pastrimin e bregdetit bashkë me kompaninë Fusha. Tashmë në Sarandë, “Alko Impex Construction” nuk do të pastrojë vetëm bregdetin, por edhe qytetin brenda.

Lidhet kontrata 1.5 miliard lekë! Bregdeti në dorë të Fushës dhe nipit të Sadriut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit