-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leku “e merr veten”, por kur mund t’i shohim efektet te çmimet?

Kryesoret

Forcimi i Lekut po i bën gjithmonë e të lira importet shqiptare, pavarësisht se një gjë e tillë nuk është ende shumë e prekshme në ecurinë e çmimeve të konsumit. Kursi zyrtar i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka rënë me pothuajse 4% vetëm në 10 ditët e para të muajit qershor, ndërsa rënia krahasuar me vitin e kaluar është më shumë se 12%.

Në fakt, leku i fortë ka filluar të japë një ndikim në rënien e inflacionit të importuar gjatë tremujorit të parë të vitit 2023, në nivelin 8.7%. Në muajin prill, inflacioni zbriti në 4.6%, niveli më i ulët në më shumë se një vit, ndërsa për majin u regjistrua një rritje e lehtë në 4.7%.

Por, vala e re e forcimit të lekut, sidomos në periudhën maj-qershor, pritet të sjellë efekte të reja në ecurinë e çmimeve të konsumit. Duke qenë se çmimet në tregjet ndërkombëtare paraqiten më të stabilizuara, forcimi i Lekut pritet të sjellë një ulje të ndjeshme në Treguesin e Presioneve të Huaja Inflacioniste.

Duke marrë në konsideratë kohëvonesën e llogaritur për përcjelljen e lëvizjeve të kursit në inflacionin e importuar, është e arsyeshme të besohet se pas vjeshtës këto efekte mund të jenë më të prekshme për konsumatorët shqiptarë.

Banka e Shqipërisë konstaton se presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të ushqehen nga një kërkesë e qëndrueshme dhe treg pune i fortë. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim.

Sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrueshmëria e aktivitetit ekonomike dhe kushtet e shtrënguara në tregun e punës krijojnë premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në vijim, por edhe të presioneve të brendshme inflacioniste./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit