-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mallkimi i Titanikut “kap” turistët, zhduket nëndetësja teksa eksploronin mbetjet e anijes

Kryesoret

Një nëndetëse komerciale e përdorur për t’u eksploruar mbetjet e anijes së Titanikut është zhdukur.

Kështu raportohet nga BBC e cila shton se kanë nisur misione kërkim shpëtimi në Oqeanin Atlantik për nëndetësen me 5 turistë.

Sipas informacioneve të para, secili nga turistët ka paguar 125 mijë dollarë për të zhytur në një thellësi prej 4 mijë metrash dhe në një distancë prej rreth 600 kilometrash nga Newfoundland-i i Kanadasë, për të parë nga afër anijen e famshme.

Nëndetësja Oceangate dy vjet më parë filloi të transportonte ekuipazhe të vogla të qytetarëve dhe shkencëtarëve të thjeshtë në rrënojat. Vërehet se kohëzgjatja e zhytjes drejt mbetjeve të Titanikut dhe dalja prej tij zgjat tetë orë.

Titaniku goditi një ajsberg në udhëtimin e tij të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi, më shumë se 1,500 u vranë.

Vendndodhja e saktë e rrënojave u identifikua në vitin 1985 dhe që atëherë është hetuar tërësisht.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit