Në orën 12:00 shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni do të raportojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar në Kosovë.
Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë kërkuar që drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës.
Kërkesa është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, veç Enkelejd Alibeajt.
Raportimi i së hënës para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës. Seanca dëgjimore me Vlora Hysenin do të jetë me dyer të mbyllura.