Sot u raportua nga disa media në Prishtinë që KFOR-i ka ndaluar Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës që të shkojë në Leposaviç.
Por zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren duke e mohuar lajmin.
“Ju informojmë se, të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe caktuara me detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren”, tha Kelani.
KFOR-i të shtunën, tha se dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.