Pas një jave në forcim, euro e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, euro po këmbehet për 107.97 lekë duke u zhvlerësuar me 0.22 pikë.
Leku po merr sërish veten duke zhytur euron. Agjentë të tregut valutor e lidhin rikthimin e ecurisë rënëse të euros me sasinë e lartë të saj të futur gjatë fundjavës, si pasojë edhe e turistëve, por një ndikim duket se luan edhe valuta informale.
Vala e forcimit të lekut, sidomos në periudhën maj-qershor, pritet të sjellë efekte të reja në ecurinë e çmimeve të konsumit.