Enver Kasolli është 83-vjeçari që u përplas për vdekje mëngjesin e djeshëm në afërsi të TEG-ut. 83-vjeçari që një ditë më parë u shpall i humbur nga familjarët, po kalonte rrugën kur u përplas nga një motomjet dhe humbi jetën.
Ka dyshime se drejtuesi i motorit tip “Honda”, shtetasi me iniciale K. L ka qenë me shpejtësi në momentin kur i moshuari ka tentuar të kalojë autostradën në këmbë.
Aksident tragjik në Tiranë, motori përplas për vdekje një person
83-vjeçari Kasolli dyshohet se ka qenë duke ecur anës autostradës kur është futur papritur në aksin e automjeteve dhe është përplasur për vdekje.
Ndërkohë bëhet e ditur se i moshuari ka qenë me pultin e televizorit në dorë kur është aksidentuar për vdekje.