Biznesmeni Nikolin Janina do ekstradohet drejt Spanjës, ku akuzohet për trafik narkotikësh. Gjykata e Lartë (shiko këtu) ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për bosin e kompanisë së pllakave “Porcelanosa”.
Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të tij, duke hequr njëkohësisht edhe masën e sigurisë që ishte në fuqi ndaj Janinës.
Pas këtij vendimi Prokuroria e Tiranës u drejtua me rekurs në Gjykatën e Lartë, ku anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi, vendosi prishjen e vendimit të Apelit. Janina u arrestua në Maj të vitit 2022, pasi Interpol Tirana kishte marrë një kartelë të kuqe me emrin e Nikolin Janinës.