-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamionët e autobusët në pritje! Tre pikat kufitare Kosovë-Serbi ende të bllokuara

Kryesoret

Pikëkalimi kufitar në Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë, vazhdon të jetë i bllokuar për kamionë dhe autobusë, ndërkaq përmes tij mund të kalojnë veturat private.

Situatë e ngjashme është edhe në pikën kufitare në Jarinjë, ndërkaq ajo e Bërnjakut është krejtësisht e bllokuar për hyrje dhe dalje.

Zyrtarët policorë në Merdare thanë se pavarësisht se rruga mbetet e bllokuar, veturat private mund të kalojnë, por qytetarët po shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare me Serbinë.

Qarkullimi i veturave është orientuar tashmë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, në afërsi të Kamenicës.

Autoritetet në Kosovë bënë të ditur mbrëmjen e 19 qershorit se është pamundësuar lëvizja e autobusëve dhe kamionëve nga Kosova për në Serbi, në pikëkalimet në Jarinjë dhe Merdare.

Në Merdare nuk ka kolona as të veturave private e as të kamionëve e mjeteve të tjera transportuese.

Autobusët dhe kamionët nuk kanë kaluar nëpër këtë pikëkalim që nga orët e para të mëngjesit të 20 qershorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit