-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krujë/ Asgjësohen 500 bimë kanabis afër një banese, në pranga 52-vjeçari (EMRI)

Kryesoret

Krujë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë rrethin, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet faza e 16-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Asgjësohen 500 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në afërsi të një banese, në Kodër-Mazhë, Krujë. Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët, si rezultat i fazave të tjera të këtij megaoperacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 8753 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të megaoperacionit policor antikanabis “Territor i pastër”, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas kishte kultivuar bimë narkotike në Kodër-Mazhë, kanë vijuar intensivisht kontrollet dhe kanë finalizuar fazën e 16-të të këtij megaoperacioni.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në kuadër të fazës së 16-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në afërsi të banesës së shtetasit Agron Hoxha, në Kodër-Mazhë, Krujë, u gjetën të kultivuara 500 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit