-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moisiu gjen dy “fajtorët”: Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?

Kryesoret

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrel nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia.

Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

Më pas foli për situatën politike në vend. “Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim.

Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. Një dëm të madh na bën korrupsioni. Është interesant se ato që çirren më shumë për luftën ndaj korrupsionit janë kapot e korrupsionit. Reforma në drejtësi ishte një arritje, por po ecën shumë avash dhe ka dy defekte.

Kur flet drejtësia, politika hesht. Gjithmonë politika ka luajtur rolin e akrepit, ka helmuar drejtësinë dhe e ka korruptuar”, shtoi më tej ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit