Shakira dhe Gerard Pique edhe pas gati një viti që kur konfirmuan se po ndahen, janë ende një nga temat për të cilat publiku nuk ndalet së foluri.
Çdo lëvizje e tyre monitorohet dhe këngëtarja, karriera e të cilës po lulëzon, tashmë ka bërë të ditur se në fund të qershorit do ta lancojë një këngë të re.
Në video, kolumbiania është “shndërruar” në një sirenë dhe ka qenë kostumi i saj që ka frymëzuarshumë komente nga fansat:
“Tani më në fund mund të themi – Pique zëvendësoi një sirenë me një sardele”
“Një sirenë e vërtetë”
“Disney pendohet që prezantoi Arielin e gabuar”
“Ai ndërroi një Rolex me një Casio, një sirenë me një mustak”
“Kjo video do të jetë një hit i tillë”
Në javët e fundit, Shakira është parë shpesh e shoqëruar nga piloti britanik, Lewis Hamilton. Ata kanë darkuar disa herë bashkë, derisa këngëtarja merr pjesë në garat e Formula 1 dhe disa herë janë shoqëruar në jahtin e tij.
Ndërkohë, Pique dhe Clara Chia, me të cilën e tradhtoi ish-bashkëshorten, kanë shkruar në gjykatë për të ngritur padi ndaj gazetarëve dhe fotografëve.
“Faleminderit Gerard, falë teje të gjithë kënaqemi duke parë Shakiran duke u argëtuar me një kampione të vërtetë bote”, është komenti me më shumë pëlqime nën foton e ish-futbollistit me të dashurën e re.