-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Muxhahedinët në Durrës kanë të drejtë të bëjnë politikë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit të deputetëve që janë rreshtuar në krah të tij doli edhe njëherë në krah të grupit të MEK-ut që është strehuar në Manzë të Durrësit pas incidenteve dhe përplasjeve që ndodhën dje. Berisha mbrojti aktivitetin politik të muxhahedinëve duke e cilësuar gjë normale, gjë për të cilën qeveria tha dje se marrëveshja është shkelur. Berisha më tej tha se qeveria shqiptare nuk mund t’i besojë regjimit të Iranit, që akuzon MEK-un për sulme kibernetike.

“20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Europës dhe botës si një ditë turpi. Si një ditë në të cilën, narkoshteti shqiptar pikërisht zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje, përmasat e të cilës, sipas medieve, janë krejt të tjera nga ato që thotë ministri Çuçi dhe zëdhënësi i tij, Rrumbullaku. Mediat, përveç viktimës, informojnë për gjymtyrë të thyera, të cilat nuk mund të ndodhin kurrë me spraj, për koka të cacra, për plagosje të rënda.

Pra, një brutalitet dhe një dhunë e egër, e dënueshme, e papranueshme. Tani, për ju dhe për shqiptarët, dua të saktësoj disa momente. Marrëveshja për sjelljen në Shqipëri të muxhahedinëve të popullit, ka nisur zbatimin e saj gjatë qeverisë së mëparshme. Në atë kohë, muxhahedinët e popullit ndodheshin në një kamp në Irak dhe ishin objekt sulmesh, granatimesh të egra dhe të pamëshirshme nga qeveritarët irakianë.

Kërkesës së Departamentit të Shtetit, gjatë një vizite që unë bërë në Uashington, për të marrë dhe strehuar në Shqipëri muxhahedinët, unë i dhashë këtë përgjigje: së pari, po, do marrim një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre. Së dyti, kërkesa e dytë për t’i marrë ishte që të hiqeshin nga lista e grupit terrorist, sepse ata ishin të listuar nga DASH si grup terrorist” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit