Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Policia e Shtetit ndërhyri dje brenda “MEK”-ut në Manzë të Durrësit, pasi regjimi i Teheranit akuzonte që nga brenda kampit po kryheshin sulme kibernetike kundrejt institucioneve të Iranit. Berisha, tha se qeveria dhe institucionet shqiptare nuk duhet t’i besojnë regjimit.
“Tani, vijmë te një moment tjetër se po e dëgjoj shpesh. Muxhahedinët janë fronti i rezistencës kombëtarë të Iranit. Janë organizatë e mirëfilltë politike. Kanë organizimin e tyre në Europë, Iran dhe më gjerë. Personalitete të shquara të SHBA dhe të Europës, që kanë ardhur dhe i kanë vizituar, kanë ardhur si miq te një organizatë politike.
Këta që thonë se po merren me politikë, këta politikë bëjnë se nuk janë pa politikë. Por, natyrisht se cilat janë kushtet që ka vendosur qeveria e mëpasme, nuk i bën publike, nuk e publikon as marrëveshjen, gjë që duhet të jetë transparente.
Regjimi i ajatollahëve ka dërguar të dhëna se këta kanë nisur komando apo këta kanë hakeruar sisteme në republikën e ajatollahëve. Sa i përket të parës, është e papranueshme nëse është ne vërtetë. Por të marrësh të mirëfilltë një akuzë të një regjimi që dhunon dhe shtyp gjithë ditën njerëzit e vet, nuk është e lehtë. Është përgjegjësi e madhe t’i besosh ajatollahëve për të ndërmarrë atë lloj dhune që u ndërmor ndaj tyre” tha ai.
Berisha: Muxhahedinët në Durrës kanë të drejtë të bëjnë politikë