-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti: Shqipëria ka pagat më të ulëta, çmimet ndër më të lartat

Kryesoret

Në Shqipëri, çmimet ishin sa 61.3% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ndërsa në raport me shtetet e tjera të rajonit, Shqipëria është e dyta relativisht më e shtrenjtë, pas Serbisë, që ka një tregues prej 62.8%.

Në Malin e Zi, çmimet janë sa 60.4% e mesatares së Bashkimit Europian, në Bosnjë-Hercegovinë 57.6, ndërsa më e lira në rajon është Maqedonia e Veriut, me 51%. Më të shtrenjta se mesatarja europiane në Shqipëri janë bulmeti (111.7%), vaji  (106.7), Pijet joalkolike (108%) elektroshtëpiake (122%), sipas Eurostat.

Ndonëse kanë pagat më të ulëta mesatare në rajon, rreth 30-40% më pak se vendet e tjera (me përjashtim të Kosovës) familjet dhe individët shqiptarë përballen me çmime më të larta në blerjet e tyre të përditshme.

Shqipëria dhe Kosova kishin pagën më të ulët mesatare në rajon në vitin 2022, me rreth 520 euro secila (bruto). Serbia është shteti që po “fiton” në garën rajonale të pagave, që për vitin 2022 ishte mesatarisht 880 euro, ndërsa në dhjetor 2022, kërceu afër nivelit prej 1000 eurosh bruto (983 euro), sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave i Serbisë. Maqedonia e Veriut e kishte pagën mesatare në 2022 në 771 euro, Mali i ZI 883 euro, Bosnja 883 euro./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit