Zhurma nënujore janë dëgjuar nga ekipet e shpëtimit, që po kërkojnë një mini-nëndetëse të zhdukur, me 5 persona në bord. Ajo ishte nisur për një ekspeditë turistike në thellësinë e oqeanit atlantik, pranë mbetjeve të anijes së mbytur në vitin 1912, Titanik.
Roger Mallinson është i mbijetuari i fundit i operacionit të shpëtimit të kryer në thellësinë më të madhe të oqeanit ndonjëherë në histori. Mallinson dhe kolegu i tij tashmë i vdekur Roger Chapman u nisën në vitin 1973, saktësisht gjysmë shekulli më parë u futën për të vendosur kabllot telefonike në fund të Oqeanit Atlantik në nëndetësen e vogël “Pisces III”, rreth 240 kilometra nga bregu irlandez pranë qytetit të Cork.
Ka shpresë! Kush janë miliarderët brenda nëndetëses së zhdukur?
Nëndetësja e tyre u ngjit në një anije që i solli në vendin e saktë dhe u nis, por me atë rast ndodhi një gabim dhe nëndetësja u zhyt në një thellësi prej 480 metrash, duke humbur të gjithë komunikimin me anijen e kontrollit.
“Ishte e frikshme. Nuk e kuptoj pse nuk na dërguan ndonjë sinjal. Kisha një ndjenjë të tmerrshme se diçka kishte shkuar keq seriozisht”, tha Molinson për Sky News.