Sekuestrohen 21 800 euro në Kapshticë, procedohet penalisht 40-vjeçari që po dilte nga Shqipëria dhe që nuk i deklaroi.
Policia thotë se gjatë kontrollit në makinën tip “Opel” me drejtues F. D. në çantën e dorës së 40-vjeçarit, banues në Selanik u gjet shuma e padeklaruar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.