49-vjeçari Gramoz Xhumari i cili u përplas ditën e sotme nga një motorr, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi motorit është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.
Xhumari tentoi të kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin dhe e ka përplasur motori që drejtohej nga Ledjon Duro.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.