-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në kryeqytet, 2 të zhdukur, 37 të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

Kryesoret

Një shpërthim i fortë ka ndodhur një ditë më parë në Paris dhe deri tani raportohet për 37 të plagosur, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë dhe 2 të zhdukur.

Në zonën ku ndodhi shpërthimi kishte shumë aromë gazi. Epiqendra e shpërthimit ishte në rrugën qendrore Saint-Jacques në Paris, ndërtesë në të cilën ndodhet shkolla amerikane e artit dhe dizajnit American Paris Academy, ku marrin pjesë shumë të huaj, veçanërisht amerikanë dhe anglezë.

Në katin e parë të ndërtesës, e ndërtuar në shekullin e tetëmbëdhjetë, ka kryesisht zyra. Në katet e sipërme janë klasat për studentët, për fat të mirë mungonin në masë të madhe pasi kurset kanë përfunduara dhe tashmë kanë marrë pushimet.

Fasada e ndërtesës u dëmtua krejtësisht. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dy ndërtesat ngjitur u shpëtuan nga flakët. Nga ana tjetër, në godinat përballë dhe fqinje, urdhri i rreptë për ata që ishin brenda ishte të mos dilnin. Mes dëshmitarëve, ishte dhe një avokate italiane, Francesca Bologna, e cila i tha ANSA: ‘Mendova se ishte një tërmet, shumë i fortë’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit