Një nga urat që lidh Krimenë me pjesën tjetër të Ukrainës u godit gjatë natës. Ky fakt u bë i ditur nga lideri pro-rus i gadishullit të aneksuar, Sergei Aksyonov, i cili njoftoi në Telegram se nuk kishte viktima.
“Ura e Chongarit u godit gjatë natës. Nuk pati viktima. Për momentin skuadra e bombave po kryen një ekzaminim për të vlerësuar llojin e municionit të përdorur. Autoritetet kanë filluar të inspektojnë rrugën”, shkruan Aksyonov.
Autoritetet ruse në Krime dhe Kherson kanë denoncuar se pas ngjarjes fshihet ukraina, pasi dyshohet se sulmi është kryer me raketa britanike me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow.