Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se dosjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare për Portin e Durrësit do ta çojë në Strasburg pas rrëzimit që i bëri Gjykata Kushtetuese. Akuzoi se anëtarët e Kushtetueses kanë marrë apartamente “në Dubai City-in e Edi Ramës me vendimin që morën”. Më tej premtoi se po bëhet gati për një lëvizje popullore për “jetë a vdekje” për të rrëzuar qeverinë.
“Tani ju jeni informuar, Gjykata Kushtetuese dhe ajo është shndërruar në një aneks të PS-së. Ka marrë vendimet më antikushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik. Duhet bërë një hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndonjë apartament në Dubai City të Edi Ramës, me vendimin që morën.
Të miratosh një marrëveshje e cila shkel në mënyrë flagrante marrëveshjen e stabilizim asociimit. Ndalem këtu, sepse në kushtetutën tonë dhe jo vetëm në të, marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi ligjin e vendit, predominon mbi ligjin e vendit.
Siç e dini është një marrëveshje pa garë, e cila në vetvete është në shkelje të Kushtetutës, e cila garanton në nenet dhe frymën e saj garën e hapur dhe të lirë, kjo është bërë pa garë. Dhe këto nuk janë motive për gjykatën Kushtetuese, por njëlloj si të kenë marrë ndonjë apartament në Dubai City, duke treguar një qëndrim korruptim, antiligjor të pashembullt. Ne do ta çojmë në Strasburg marrëveshjen e portit të Durrësit” tha Berisha.
VIDEO-Berisha nxjerr “provat” e reja: Ja si u manipuluan zgjedhjet! Gati për protestë