Ditën e sotme është mbledhur këshilli bashkiak i Kukësit. Kryetari mungonte. Safet Gjici dha dorëheqjen pak ditë më parë pas skandalit seksual brenda zyrës me një grua.
Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në ushtrimin e funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës deri në zgjedhjet e reja. Mbledhja e këshillit u përfshi nga debatet.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja kërkoi ndjesë dhe tha që duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.
Sa lekë kushton? Pas seksit vajza futi në “rrjetë” edhe njeriun e besuar të Gjicit (VIDEO)
Njëri prej anëtarëve, Fasli Gërmizi kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktualë të bashkisë Kukës duhet të japin dorëheqje.
Në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit.