-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan” që shpërtheu dhe Shqipëria?

Kryesoret

Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ku humbën jetën 5 persona, ka kthyer vëmendjen te Victor Vescovo, personi i parë që është zhytur në 5 pikat më të thella të të pesë oqeaneve si pjesë e ekspeditës Five Deeps. Ai ka udhëtuar gjithashtu në Challenger Deep në Mariana Trench, pika më e thellë në oqean, 15 herë, më shumë se kushdo në histori. Në një reportazh ku flitet mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka shokuar jo pak botën, Victor Vescovo ka bërë fajtor kompaninë OceanGate.

“Për 50 vjet, kanë ndodhur me mijëra prej tyre zhytje me pilotë civilë dhe nuk ka pasur kurrë, jo vetëm viktima, por as lëndime serioze, deri në këtë ngjarje. Incidenti për fat të keq ishte rezultat i një kompanie dhe një ekipi që po vepronte jashtë zakoneve normale dhe kërkesave të funksionimit të sigurt të zhytësve në ujëra të thella”, ka thënë ai për The Dallas Morning News të premten.

Mirëpo, mes gjithë kësaj historie, aty ka dhe pak Shqipëri. Kjo pasi në reportazhin e dhënë për këtë tragjedi, Victor Vescovo shfaqej i veshur me kostum, në krah të së cilës mbante 4 flamuj, 2 amerikanë, flamurin e Teksasit dhe atë shqiptar. Kjo për një arsye të fortë. Ai është martuar me shqiptaren Monica Beu e ndërsa ka vlerësime për historinë e vendit tonë./ A2CNN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit