Autori i grabitjes në Tiranë ende nuk është identifikuar. Policia ka vendosur 5 mijë shpërblim për cilindo qytetar që jep informacion për grabitësin që mori 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit”.
Me një maskë anti-covid dhe armë në dorë, autori që duket se është në moshë të re futet direkt brenda pikës së këmbimit duke kërcënuar punonjëset.
Rruga ishte e shtruar, pasi punonjëset e pikës së këmbimit e kishin lënë derën hapur dhe autori hyri i qetë direkt dhe tek arka. Merr shumën, 30 mijë euro për 80 sekonda dhe largohet më pas me biçikletë i qetë duke u arratisur.
“Ftojmë qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” njofton policia.