Operacion në Postribë të Shkodrës. Në fshatin Uk-Bibaj pas informacionit se kishte bimë narkotike të kultivuara dhe se autorët posedonin armë zjarri policia ndërhyri.
Si rezultat i kësaj faze, u arrestuan në flagrancë Gj. M., 54 vjeç dhe F. K, 24 vjeç, banues në Shkodër (dajë e nip).
24-vjeçari kur ka parë se shërbimet e policisë po futen në banesën e dajës së tij, ka shkuar në drejtim të kësaj banese, me një armë zjarri në dorë, për të kundërshtuar kontrollin e banesës si dhe që shërbimet e Policisë të mos asgjësonin bimët narkotike të kultivuara.
Policia gjeti dhe sekuestroi një armë tjetër zjarri dhe municion luftarak. Po gjatë kësaj faze të operacionit, policia asgjësoi 1300 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara.
Gjatë kontrollit në banesë u gjetën2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.