Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se armatimi që u gjet dhe sekuestrua mbrëmjen e djeshme kishte për qëllim që të përdorej për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe kundër forcave të sigurisë që janë në veri, përfshirë edhe KFOR-in.
“Pas një pune intensive në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës, kanë siguruara informacione se strukturat ilegale dhe grupet kriminale në veri të vendit kanë grumbulluar një sasi të madhe të armatimit në Zveçan, me qëllim që të përdorin për sulme terroriste ndaj qytetarëve, institucioneve dhe kundër forcave të sigurisë që veprojnë në veri të vendit, përfshirë edhe KFOR-in”, ka treguar Hoxha.
Ai gjithashtu ka treguar në detaje për të gjithë armatimin që është kapur në veturën Audi që kishte qenë e parkuar në Zveçan. Hoxha ka thënë se përveç armatimit, aty janë gjetur edhe 19 emblema të “Severna Brigada”.
Brenda makinës “Audi” që u sekuestrua brenda kishte;
9 zolla, 2 lansues, 2 osa, një predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të tromblonit, dy mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, një revole, një shurdhues , 51 karikator të armeve të gjata, 5 karikator të armeve të shkurta, 18 koktej molotovi, 5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelekë antiplumb, 9 uniforma ushtarake, 1 palë dylbi, maska për kok, dyshek ushtarak për nevojat e snajperistëve, 19 emblema të “Severna Brigadës”, 1 telefon ajror me sim kartele dhe numër dhe një sasi e narkotikëve.
Sveçla: Kurti të shpallë organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Severna Brigada”