Në 10 vite, pandemia dhe plakja e popullsisë çojnë vdekjet në trend rritje, ja sëmundjet që po përparojnë
Projeksionet e reja të popullsisë për 2021-1050, të hartuara nga një grup ekspertësh të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), tregojnë se vendi do të ketë rreth 2 milionë banorë në vitin 2050, nga rreth 2.76 aktualisht.
Mosha mediane arrin 49 vjeç. Grupmosha nën 19 vjeç do të tkurret me 47% dhe ajo mbi 65 do të zgjerohet në numër me 65%. Forca e re e punës nuk do të mund të zëvendësojë pensionistët.
Politika është në një fazë të hershme për të trajtuar seriozisht krizën demografike dhe pasojat që vijnë prej saj.
Do të ndikohen të gjitha aspektet sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Qarqet që po vuajnë më shumë tranzicionin e popullsisë.