Policia ka nisur verifikimet për dy punonjës të pikës së këmbimit valutor, e cila të shtunën ra pre e grabitjes.
Sipas policisë autori ende i paidentifikuar kishte dijeni për shumën e parave që ndodheshin në pikë.
Verifikimet e dy punonjësve kanë nisur me dyshimet nëse ndonjë prej tyre ka bashkëpunuar me autorin nisur edhe nga dera që ka qenë e hapur për t’u futur autori lehtësisht në vendin ku ndodheshin paratë.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, ku një person i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor duke marrë një shumë parash dhe më pas është larguar me një biçikletë. Shuma monetare e marrë në këtë pikë këmbimi është rreth 30 mijë euro.