Ditën e sotme u zbardh një ngjarje e cila është regjistruar pak ditë më parë në Delvinë ku drejtori i “Delvina gaz”, Kristo Dhima u dhunua me levë nga Bledi dhe Anis Ali, babë e bir
Ai ndodhet në spital dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore ku ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
“Po ikja te zyrat dhe më vjen një furgon i verdhë, vetëm mbaj mend targat Vlorë. Mbaj mend vetëm një djalë të ri me bluzë të verdhë, i cili shumë shpejt më godet.
Edhe pasi më goditi, kthehet mbrapsh pasi më goditi, kthehet mbrapsht siç e ka mosha e ktyre që shajnë dhe bërtasin, edhe i thash thirr babanë dhe do të marrë në polici ta sqarojmë këtë muhabet.
U zhduk, unë po rrija aty dhe vjen babai veti katërt. Unë i njoh se kanë një stallë përballë zyrave dhe flisnim çdo mëngjes normalisht. Për mua ajo goditje ishte e sajuar, me leva, 4 veta, pa folur se ça ndodhi”, u shpreh ai.