-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

Kryesoret

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit. Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakur socialist kanë manipuluar proçesin e votimit./Syri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit