Mbrëmjen e djeshme ka tronditur Gjakovën pasi një ngjarje e rëndë u regjistrua ku mbetën të vdekur 2 vëllezër.
Vëllezërit janë identifikuar si Blerim dhe Haxhi Islamaj. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vone. Sipas njoftimi të policisë së Kosovës, autori, Gjergj Gjoka u gjet i plagosur ku më pas ka marrë ndihmën mjekësore.
EMRI/ Arrestohet ekzekutori i vëllezërve Islamaj, Policia: U gjet i plagosur
Sipas raportimeve të Policisë motivet dyshohen të jenë për shkaqe pronësore.