-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e SPAK-ut/ Ky është polici që bosët e futën në “thes”

Kryesoret

SPAK njoftoi sot se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ‘Eurojust’ zhvilloi operacion anti-drogë të shtrirë në disa qytete të vendit si dhe në Maqedoni të Veriut dhe Itali.

Në total u lëshuan 21 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 20 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe polici i kufirit në Shkodër, Marash Gjoni i cili është korruptuar nga trafikantët e drogës.

Roli i policit? Gjatë një operacioni për sekuestrimin e drogës, punonte në Shkodër, është korruptuar nga njëri prej trafikantëve. Roli i shqiptarëve ishte transportues, porositës dhe shpërndarës” tha Prokurori i SPAK, Vladimir Mara.

Grupi merrej me trafik droge në formën e çokollatës dhe vepronin nga Siria, Turqi, Greqia, Shqipëria, Italia dhe vendeve të tjera të BE-së.

Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro. Kryesor në grup ka qenë Endrit Bakiu.

VIDEO-Hap pas hapi- Si bëhej trafiku i drogës me kamionë nga Siria në Shqipëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit