Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana ekstraduan nga Greqia Mihal Mërkurin, i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje.
44-vjeçari është dënua nga Gjykata e Sarandës me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
Në datën 17 nëntor 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të Vendim Bejkos, duke e plagosur rëndë atë.
I futi plumbin biznesmenit të njohur, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari shqiptar/ Emri