-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merret vendimi: Eurodeputetja është e lirë të lëvizë brenda zonës Shengen!

Kryesoret

Gjykata e Apelit e Brukselit vendosi të martën se Eva Kaili do të mund të lëvizë ku të dojë brenda zonës Shengen pa kërkuar leje nga autoritetet belge.

Kjo do të thotë se ajo mund të kthehet edhe në Greqi, nëse dëshiron. Më 25 maj, autoritetet belge vendosën që politikania greke të mund të heqë edhe byzylykun e survejimit elektronik, por në kushte kufizuese.

Eurodeputetes iu kërkua të kthente pajisjet e përdorura për mbikëqyrjen elektronike dhe t’i lejonte hyrjen në shtëpinë e saj një anëtari të qendrës kombëtare të mbikëqyrjes elektronike për të hequr pajisjet e përmendura.

Asaj iu kërkua gjithashtu të banonte në banesën e saj dhe të mos ndryshonte vendbanimin pa njoftuar më parë hetuesin si dhe të mos largohej nga Belgjika pa lejen e tij paraprake me shkrim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit