Avioni privat i kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është ulur në aeroportin ushtarak Machulishchi, afër Minskut në Bjellorusi. Kjo është raportuar nga Ukrainska Pravda.
Ndërkohë që grupi mercenar rus Wagner do të dorëzojë pajisjet e rënda ushtarake në ministrinë e mbrojtjes, pas përfundimit të rebelimit të tyre të shkurtër gjatë fundjavës.
Ata i dhanë fund rebelimit të tyre dhe u kthyen në bazë pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko
Sakaq shërbimet ruse të sigurisë kërcënuan familjet e udhëheqësve të grupit Wagner përpara se themeluesi i milicisë ruse, Yevgeny Prigozhin, të vendoste të ndalonte marshimin e tij në Moskë të shtunën.
Kështu shkruajnë mediat amerikane, duke theksuar se kjo mund të ketë qenë arsyeja që Prigozhin mori vendimin për të anuluar papritur operacionin ushtarak.
Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë gjatë mbrëmjes së djeshme falënderoi të gjithë anëtarët e Wanger që nuk pranuan të “derdhnin gjak” në përballje të mëtejshme me forcat e Rusisë dhe u ofroi që disa prej tyre të nënshkruanin me forcat e Mbrojtjes apo të transferoheshin në Bjellorusi.