Në dokumentarin “Lorik”, bashkëshortja e kapitenit kuqezi rrëfen për herë të parë problemet që legjenda kuqezi ka pasur me zemrën në vitin dhe rrezikun për të mos marrë pjesë në Euro 2016.
“Loriku ishte duke u transferuar në një skuadër jashtë Europës dhe e dinim për një problem në zemër, por që ishte plotësisht nën kontroll. Para firmës me skuadrën e re, mjekët i bënë një kontroll të specializuar.
Unë isha shtatzënë në Francë dhe Loriku më telefonoi për të më thënë se doktorët i kanë evidentuar një problem shqetësues dhe i kanë këshilluar të tërhiqet nga futbolli.
I thashë: po bën shaka? Nuk është e vërtetë. Ai është i madh dhe i fortë, ndaj dukej e pamundur. Kishte luftuar gjithë jetën për një objektiv si Europiani dhe po i hiqej për një arsye që nuk varej nga ai”.