-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Bruksel! Borrell: BE e ka humbur durimin për krizën në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Pas takimeve me Presidentin e Këshillit Europian,  Charles Michel, presidenten e Komisionit Europian, Von der Layen dhe Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri i Shqipërisë ka zhvilluar një takim që më pas është pasur me një deklaratë për mediat me përfaqësuesin e BE, Josep Borrell.

Të dy palët e kanë vendosur theksin te zhvillimet në Kosovë dhe ulja e tensioneve. Borrell tha se shteteve të BE-së u ka humbur durimi për atë që po ndodh në Kosovë duke paralajmëruar masa të forta nëse palët nuk tërhiqen.

Kemi diskutuar për dialogun në Prishtinë. Ju falënderoj për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vendosur në tavolinë. Duhet të marrim masa të shpejta dhe urgjente. Shtetet anëtare janë dakord. E kanë humbur durimin përballë kësaj situate” tha ai.

Edi Rama kërkoi më shumë angazhim për të ndaluar precipitimin e situatës. “Ky është një moment i rëndësishëm që kam folur me ju. Kemi folur së bashku për sfidat. Faleminderit për përpjekjet që po bëni për situatën në veri të Kosovës. Duhet bërë më shumë për uljen e tensioneve në veri. Komuniteti Europian duhet që të bëjë më shumë” tha Edi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit