-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania në krizë të thellë, U-21 eleminohet nga Euro 2023

Kryesoret

Kombëtarja e Gjermanisë U-21 largohet nga Euro 2023 me një bolanc katastrofik pa asnjë fitore në 3 ndeshjet e grupit ku barazoi fillimisht ndaj Izraelit por u mund nga Republika Çeke dhe sot regjistroi një disfatë tjetër ndaj Anglisë që kaloi në fazën tjetër si e para e grupit.

Në stadiumin e Batumit nuk pati histori për skuadrën e Di Salvos që u dorëzua pa kushte duke reflektuar krizën e futbollit gjerman në tërësi.

Pa Moukoko, Gjermania nuk arriti të bënte shumë dhe ky eleminim është një goditje e rëndë pas 3 finaleve të arritura në 6 pjesëmarrjet e fundit në europian.

Bashkë me Anglinë që regjistroi pikë të plota në grupin C, u kualifikua edhe Izraeli që kaloi 1-0 Republikën Çeke me një gol në minutën e 82 dhe në fazën tjetër do të sfidojnë Gjeorgjinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit