Axel Springer SE, shtëpia më e madhe botuese europiane, njoftoi se do të zëvendësojë një sërë pozicionesh pune editoriale me Inteligjencën Artificiale(AI). Në një email dërguar personelit (më 19 qershor), Springer deklaroi se “për fat të keq do të ndahet nga kolegët që punojnë, të cilët do të zëvendësohen nga AI dhe/ose nga procese të botës digjitale”.
Funksionet e drejtorëve të redaksisë, redaktorëve të faqeve, korrektorët, sekretarët dhe montazhierët nuk do të ekzistojnë më si sot”.
Shkurtimet e vendeve të punës në Springer, shtëpia e markave të lajmeve si “Bild” dhe “Die Welt”, do të rrisin frikën se AI do të shkaktojë rrëmujë në të gjithë industrinë e medias në botë. Chatbot si ChatGPT mund të përdoren për të shkruar lajme, duke i bërë të padobishëm gazetarët njerëzorë.
Inteligjenca Artificiale ka shkelur njerëzimin
“Për herë të parë, është vetë makina që po krijon gjuhën” – deklaroi Ranga Yogeshwar, një nga gazetarët kryesorë të pavarur shkencorë në Gjermani. Në Global Media Forum të Deutsche Welle në Bon, Yogeshwar diskutoi se si AI gjeneruese po ndryshon krijimin e përmbajtjeve. Digital News Report i Reuters Institute deklaroi se 2023 do të jetë “viti i zhvillimit për Inteligjencën Artificiale dhe zbatimit të saj në gazetari”.
Raporti thekson se mjetet e transkriptimit të Inteligjencës Artificiale janë tashmë rutinë në redaksitë dhe shumë e përdorin edhe për të krijuar titra. Edhe disa shoqëri mediatike po eksperimentojnë me drejtues virtualë lajmesh. Dhe aplikacionet si “Artifact” tashmë po ofrojnë përmbledhje të lajmeve online, të krijuara nga AI për lexuesit.
Por disa analistë të medias mendojnë se AI, duke marrë përsipër detyra banale, do t’u lejojë gazetarëve të përqendrohen në reportazhe investiguese dhe analiza të thelluara./DW