Sërish operacion në Krujë kundër kanabisi. Sot zbritën në terren 24 grupe kontrolli me 213 punonjës policie dhe u përdorën 12 dronë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies, 271 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara të fshatit Mukje, në Nikël, dhe fshatrave Barkanesh, Rranzë, në Krujë.
Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 12189 bimë narkotike kanabis.
Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.