-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me “Mercedes”-in e të atit, Mick Schumacher: Do jetë garë me shumë emocione

Kryesoret

Mick Schumacher do të debutojë për herë të parë me makinën e garave “Mercedes” të babait të tij Michael, në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood në Britani.

Skuadra “Mercedes” ka njoftuar se Mick Schumacher do të jetë i pranishëm në Festival e garave të muajit të ardhshëm, duke ngarë makinën e të babait të tij, 7 herë kampionit të botës në Formula 1. Bëhet fjalë për “Mercedes”-in e vitit 2011, W02 të pilotuar nga legjenda Michael Schumacher.

“Do të jetë spektakolare të garoj me makinën e babait tim të vitit 2011, W02, edhe nëse është vetëm një ngjarje e shkurtër. Kam pasur fatin të drejtoj një nga makinat e tij Benetton dhe disa nga “Ferrarit” që ai ka garuar. Kjo do të jetë hera e parë pas timonit të një “Mercedes”-i që ai ka drejtuar. Jam i sigurt se do të dal prej tij me një buzëqeshje të madhe në fytyrën time”, është shprehur Mick.

Schumacher iu bashkua tetë herë kampionëve të botës, skuadrës “Mercedes”, në fillim të vitit 2023 si pilot rezervë, pas dy sezonesh me Haas.

Kujtojmë se Michael prej dimrit të 2014 është në koma, pas aksidentit në një pistë skish në Zvicër.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit