-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me Gjiknurin në krah, Rama: Në 2027 ‘Formula 1’ vjen në Elbasan

Kryesoret

Me Damian Gjiknurin në krah, kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në kantierin e Automotoparkut në qytetin e Elbasanit, ku po ndërtohet pista.

A u shpreh se punimet duhet të ecin me ritme të larta pasi në vitin 2027, sipas tij, aty do të zhvillohet gara e parë e Formula 1.

“Është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Duhet bërë paralelisht një projekt edhe për të gjithë pjesën rreth e rrotull, pasi janë shumë të rëndësishme për imazhin.

Duhet krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Ajo sjell 50 mijë deri në 100 mijë njerëz që e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që të gjitha segmentet nga vihet të jenë me standarde shumë të larta.

Ky është një projekt i klasit botëror, në të gjithë kuptimin. Është fantastike, unike, si në Toskanë. Duhet të ecim shumë fortë që në vitin 2026 të mbarojë ky projekt”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit